Flick pas humbjes nga Atletico: Nuk e merituam, luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme
Barcelona ka pësuar një shok, pasi para tifozëve të tyre është mposhtur me përmbysje nga Atletico Madrid 2-1.
Hansi Flick pas ndeshjes tha se do të rikthehen më të fortë në vitin 2025 dhe se skuadra e tij do të tregojë se çfarë është e aftë të bëj
"Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të kthehemi të fortë pas Krishtlindjeve dhe skuadra do të tregojë se çfarë është e aftë të bëj", tha Flick.
Tutje trajneri gjerman ka thënë se ndaj Atleticos kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.
"Ne luajtëm një lojë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe jam shumë i zhgënjyer me rezultatin. Atletico Madrid priti shansin e tyre dhe u mjaftoi atyre; për ne është ndryshe dhe ishte shumë frustruese. Por unë jam i kënaqur me lojën".
“Nuk kam asgjë për t'u ankuar për mënyrën se si ata luajtën sonte. Ne po flasim për futbollin dhe skuadra që shënon më shumë gola fiton gjithmonë".
[related-to url="
[twitter_embed https://twitter.com/FCBarcelona/statuses/1870621940576112910 text="" name="" screen_name="FCBarcelona" id="1870621940576112910" created_ts="" iframe_id="twitter-embed-1870621940576112910" expand=1 embed_desktop_width=550 embed_desktop_height=552 embed_mobile_width=375 embed_mobile_height=478]"]
"Ne nuk ia dolëm këtë dhe do të duhet t'i përmirësojmë gjërat sepse nuk është normale të humbasësh 9 pikë radhazi në shtëpi. Ndoshta pushimi vjen në një moment të mirë", deklaroi Flick.
Barca ka rënë në vendin e dytë në tabelën e La Ligas pas humbjes nga Atletico Madrid. /Telegrafi/


