Please enter at least 3 characters.

​Flamuri i Sindikatës së Policisë ngritet në majën Mytikas të Greqisë

2024/07/451501174_467953295937522_3837422608100835079_n.jpg

Flamuri i Sindikatës së Policisë së Kosovës është ngritur në majën Mytikas në Greqi, e cila është e lartë 2 mijë e 918 metra.

Kjo është bërë përmes aktivistit njëherësh zyrtarit policor Naser Zeqiraj i cili bashkë me alpinistë të ndryshëm e ka ngritur flamurin e sindikatës gjatë këtij aktiviteti.

“Aktivisti i njohur sindikal nga rajoni i Pejës, njëherësh zyrtari policor, Naser Zeqiraj, e përfaqësoj Sindikatën e Policisë së Kosovës, me bashkë-alpinistë të ndryshëm, ku gjatë këtij aktiviteti, aplinisti ngrit flamurin e Sindikatës në majën Mytikas (Olimpit) 2918m ne shtetin grek”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/