Please enter at least 3 characters.

Flakët në malin e Dukatit jashtë kontrollit, digjen sipërfaqe të mëdha me pisha

Zjarri në zonën malore të Dukatit vijon të përhapet me intensitet të lartë, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, bredha dhe bimësi të tjera.

Pavarësisht ndërhyrjes intensive nga ajri dhe toka, situata mbetet jashtë kontrollit, raporton euronews.al.

Në operacion janë angazhuar dy avionë “Canadair”, një helikopter dhe forca të ushtrisë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të frenojnë përparimin e flakëve.

Terreni i vështirë dhe erërat e forta po pengojnë ndërhyrjen nga toka, duke bërë që zjarri të avancojë drejt zonave të mbrojtura me pyje të dendura.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën, ndërsa nuk ka ende një afat se kur zjarri mund të vihet nën kontroll. Prej disa ditësh, Dukati po përballet me flakë të përmasave të mëdha, që rrezikojnë dëme të mëtejshme mjedisore.