Fjollës ia prishin gjumin për ditëlindje (Video)
15/04/2015
Fjolla Morina ka shijuar një moment që fillimisht u duk të jetë të pakëndshëm, por që më pas doli të jetë i këndshëm.
Këngëtarja është zgjuar në mes të natës nga miqtë e saj, të cilët ia kanë sjellë në shtrat tortën e ditëlindjes.
Videon ajo e ka postuar në Instagram, duke falënderuar miqtë për këtë befasi të këndshme, transmeton Telegrafi.
Fjolla ka postuar edhe një fotografi të tortës, e cila ka pamjen e barkut të fryrë një gruaje shtatzënë, me këmbët e fëmijës që shkelmojnë.
Krahas tortës duket edhe një fustan për fëmijë, e që tregon se fëmija që Fjolla pritet të lindë së shpejti është vajzë. /Telegrafi/


