Fjolla Morina ngatërron dy këngëtaret: etiketon Rita Orën teksa dëgjon këngën e Dua Lipës
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, përmes një video të publikuar në Instastory.
Në klip, Fjolla shihet brenda makinës duke kërcyer dhe shijuar muzikën, por një detaj ka rënë menjëherë në sy të fansave.
Ndërsa në sfond dëgjohej hiti ndërkombëtar “One Kiss”, i interpretuar nga ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, Fjolla ka etiketuar në video artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Gafa nuk ka qëndruar vetëm tek etiketimi. Gjatë videos, ndërsa kënga e Dua Lipës vazhdonte të luante, Fjolla dëgjohej të përsëriste: “Rita Ora.. loçka”, duke sugjeruar se ajo e konsideronte këngën si të Ritës.
Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke qenë se bëhet fjalë për dy nga artistet më të njohura shqiptare në skenën ndërkombëtare, të cilat kanë zëra mjaft të dallueshëm.
Nuk është e qartë nëse ishte një lapsus i momentit apo një konfuzion i vërtetë nga ana e Fjollës mes dy yjeve të pop-it. /Telegrafi/


