Please enter at least 3 characters.

Fjolla Morina ironizon me ata që ia kritikojnë video projektin e fundit

2019/07/back-1.jpg

Këngëtarja Fjolla Morina publikoi së fundmi këngën e saj më të re "Nace nace", në bashkëpunim me Beraton.

Ajo erdhi me skena mjaft provokuese në klip, ndërsa po vazhdon të kritikohet për paraqitjet e ekspozuara dhe mënyrën jo të mirë të të kënduarit.

I fundit ka qenë blogeri dhe tekstshkruesi i njohur, Olti Curri, ai i cili në një postim në InstaStory, ka ironizuar me klipin e fundit të këngëtares.

“Soprano e “La scala” nxori klipin e ri”, kishte shkruar Olti në InstaStory.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Nuk ka vonuar shumë dhe e menjëhershme ka qenë përgjigja e këngëtares, e cila ka rishpërndarë postimin e tij, ndërsa e ka shoqëruar me një emoji me gishtin e mesit.

"Balerin ti", ka shkruar gjithashtu Morina në mbishkrimin e postimit, duke dashur kështu të ironizojë me mbipeshën e Oltit.

Me këtë, Fjolla ka lënë të kuptohet se nuk shqetësohet fare nga komentet negative, madje nuk heziton t'u kundërpërgjigjet. /Telegrafi/