Please enter at least 3 characters.

Fjalët e para të Joshuas pas triumfit ndaj Ruizit

2019/12/Joshua-vs-Ruiz-e1575757676237.jpg
357:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: Anthony Joshua celebrates victory over Andy Ruiz Jr during the IBF, WBA, WBO & IBO World Heavyweight Title Fight between Andy Ruiz Jr and Anthony Joshua during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua ka falënderuar Zotin pas fitores ndaj Andy Ruiz për titujt e peshave të rënda.

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Kjo fitore e arritur në Diriyah Arena të Arabisë Saudite e ka bërë të lumtur britanikun, i cili ka falënderuar Zotin pas fitroes.

"Para së gjithash, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah!", ka thënë fillimisht Joshua pas meçit.

"Një njeri si unë nuk bën justifikime. Herën e fundit, e lëndova, por u mposhta. Doja të tregoja shkencën e ëmbël të këtij sporti të bukur. Bëhet fjalë për goditje, dhe jo goditje".

"Qëndroni të uritur, qëndroni të përulur. Unë jam i uritur, jam i përulur në humbje dhe do të qëndroj i përulur në fitore".

Pamje gjatë meçit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"Kam shumë respekt për Andy Ruizn dhe familjen e tij".

"Faleminderit Zotit dhe Eddit dhe Barry Hearn. Nëse keni dëgjuar, ne do të bëjmë meçin e tretë", përfundoi britaniku. /Telegrafi/