Please enter at least 3 characters.

Fizioterapeuti i Liverpoolit: Salah nuk do të agjërojë në finalen e Ligës së Kampionëve

2018/05/Salah-Chelsea-1-1.jpg
259:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 25: Mohamed Salah of Liverpool celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Liverpool and Chelsea at Anfield on November 25, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Fizioterapeuti i Liverpoolit, Ruben Pons ka konfirmuar se Mohamed Salah nuk do të agjërojë në ditën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli egjiptian, i cili ka shënuar 44 gola në sezonin e tij debutues në Anfield - është një mysliman i devotshëm.

Salzah ka abstenuar nga ushqimi dhe pijet gjatë orëve të ditës që nga fillimi i Ramazanit më 16 maj duke agjëruar rregullisht.

Gazeta egjiptiane Al Masry al Youm pohoi se Salah ka hedhur poshtë idenë e thyerjes së agjërimit gjatë finales ndaj Real Madridit.

Salah njihet si një besimtar i devotshëm (Getty Images)

Por, Pons, i intervistuar nga mediumi spanjoll Cadena SER, thotë se 25-vjeçari do të haj rregullit gjatë të premtes dhe të shtunën.

"Ne ishim në Marbella dhe nutricisti krijoi një plan pune. Nesër (e premte) dhe ditën e ndeshjes ai nuk do të agjëroj, kështu që nuk do të ndikoj tek ai", ka thënë Pons për Cadena Ser.

Ndryshe, me rregulla fetare është e lejueshme që një person të prish agjërimin e tij nëse ai udhëton diku larg gjatë ditës - të cilin Salah do të bëjë.

Sadio Mane dhe Emre Can janë gjithashtu të besimit islam, por nuk dihet nëse planet e tyre janë të njëjta me atë të Salahut. /Telegrafi/