Please enter at least 3 characters.

Fituesja e "Eurovisionit", Netta Barzilai: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj

2018/07/netta3.jpg
367:"TEL AVIV, ISRAEL - JUNE 27: Prince William, Duke of Cambridge meets singer Netta Barzilai, who won the 2018 Eurovision Song Contest, at the Espresso Bar Kiosk at Rothschild Boulevard in Tel Aviv city, during his official tour of Jordan, Israel and the Occupied Palestinian Territories on on June 27, 2018 in Tel Aviv, Israel. (Photo by Ian Vogler - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Kosova tash e disa vite nuk ka të drejtë pjesëmarrje në "Eurovision", megjithatë miliona shqiptarë nga ky shtet ndjekin çdo vit festivalin dhe shprehin dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e kompeticionit.

Faqja "Eurovision Kosovo" tash e sa vite lobon për pjesëmarrjen e shtetit tonë në "Eurovision", ndërsa sjell gjithnjë më të rejat rreth festivalit.

Në rrjetin social Twitter, kjo faqe i ka dedikuar një pyetje këngëtares nga Izraeli, Netta Barzilai, e cila këtë vit fitoi "Eurovisionin".

Ata e kanë pyetur nëse do ta vizitojë ndonjëherë Kosovë, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë: "Nuk kam qenë kurrë këtu! Shpresoj së shpejti".

Netta Barzilai fitoi "Eurovisionin" këtë vit me këngën "Toy", e cila ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit pas disa akuzave për plagjiaturë.

Megjithatë, Izraeli pritet të jetë shteti i cili do të mirëpresë vitin e ardhshëm kompeticionin më konkurrues mes shteteve të Evropës, në fushën e muzikës. /Telegrafi/