Fituesit kryesorë në ceremoninë e ‘Teen Awards’
Taylor Swift, Adele dhe Shawn Mendes fituan çmime të rëndësishme në ceremoninë e Teen Awards të BBC Radio 1.
Ceremonia u zhvillua të dielën, pasi dëgjuesit e BBC Radio 1 i kanë votuar favoritët e tyre në një numër të konsiderueshëm kategorish.
Në ndërkohë, në skenën e Wembley Arena u ngjitën një numër i madh yjesh, duke përfshirë Jess Glynne, Little Mix, The Vamps e Niall Horan.
Më poshtë, Telegrafi jua sjell listën e plotë të fituesve:
Seriali më i mirë televiziv Gogglebox
Ylli më argëtues Taylor Swift
Grupi më i mirë ndërkombëtar 5 Seconds of Summer
Filmi më i mirë Suicide Squad
Grupi më i mirë britanik The Vamps
Loja më e mirë Pokemon Go
Artisti më i mirë britanik Adele
Artisti më i mirë ndërkombëtar Shawn Mendes
Blogeri më i mirë Dan & Phil
Kënga më e mirë Shawn Mendes - 'Stitches'
Sportisti më i mirë britanik Max Whitlock
/Telegrafi/


