Please enter at least 3 characters.

Fitore të lehta për Prishtinën e Pejën

2016/01/fitore-t-euml-lehta-p-euml-r-prishtin-euml-n-e-pej-euml-n_hd.jpg

KB Sigal Prishtina ka vazhduar rrugën e saj të fitoreve, deri sa ka mposhtur para shikuesve të vet ekipin e Yllit të Suharekës me rezultatin 109:88 në takimin e vlefshëm për ETC Superligën e basketbollit kosovar.

Dardan Berisha sërish kishte fjalën kryesore me 32 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Hulls (19), Azemi (15), Mazreku (15) e Bavçiç (10), raporton Sporti1.

Në anën tjetër, Peja kreu një ‘stërvitje’ ndaj Vëllaznimit duke e mposhtur me 42 pikë epërsi (111-69). Trajneri Boris Kurtovic angazhoi edhe lojtarët e rinj të ekipit të cilët treguan lojë të bukur, ndërsa më të dalluarit ishin Alban Veseli dhe Hrvoje Puljko me nga 18 pikë.

Edhe pas xhiros së 13-të, Sigal Prishtina vazhdon kryesimin në tabelë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Peja në vendin e dytë, mirëpo me koshaverazh më të dobët. /Telegrafi/