Please enter at least 3 characters.

Fitore Pacolli lartëson Vetëvendosjen, e quan pasuria më e madhe që e kemi si popull

2018/04/pacolli.jpg

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Vetëvendosje është pasuria më e madhe që e ka sot populli.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetëvendosje ishte dhe mbetet e vetmja forcë politike e cila nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për drejtësi, barazi sociale dhe zhvillim ekonomik e shoqëror.

Postimi i plotë:Lëvizja VETËVENDOSJE! është pasuria më e madhe që kemi sot si popull. Imagjinojeni se si do të ishte Kosova sot po mos të kishte Lëvizjen VETËVENDOSJE! e cila asnjëherë nuk iu nënshtrua askujt dhe kështu na dha dhe vazhdon të na jap zemër dhe guxim të ngritemi kundër padrejtësisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte dhe mbetet e vetmja forcë politike e cila nuk do të ndalet asnjëherë së punuari për drejtësi, barazi sociale dhe zhvillim ekonomik e shoqëror. /Telegrafi/