Fitore e rëndësishme e Bayernit (Video)
Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vështirë por të vlefshme në udhëtim tek Stuttgart 3-1.
Bayerni e kishte të vështirë përballjen me Stuttgartin dhe kjo u pa në fillim të ndeshjes.
Vendasit kërkuan të parët golin e epërsisë por dështuan të shënonin, teksa Bayerni golin e parë në ndeshje e realizoi në minutën e 31-të, falë mbrojtësit vendas Niedermeier që shënoi autogol në portën e tij për 1-0.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të kampionit aktual të Gjermanisë.
Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët dyfishuan epërsinë falë golit të shënuar nga mbrojtësi David Alaba i cili u asistua nga Bernat.
Stuttgarti u rikthye në lojë me golin e mesfushorit Didavi që shënoi në minutën e 63-të të ndeshjes.
Në fund të ndeshjes bavarezët arritën të shënonin edhe golin e tretë në ndeshje nëpërmjet rezervistit Douglas Costa.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon të qëndroj në pozitën e parë me 75 pikë të tubuara, tetë më shumë se Dortmund që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/


