Please enter at least 3 characters.

Fitore e rëndësishme e Arsenalit ndaj Cardiffit, synon pozitën e katërt

2019/01/ArsenalCardiff-3-e1548796834893.jpg
323:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 29: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his team's first goal with Alexandre Lacazette of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Cardiff City at Emirates Stadium on January 29, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka arkëtuar pikë të plota në fitoren prej 2-1 kundër Cardiff Cityt në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier që u zhvillua në stadiumin Emirates.

Me gjithë dëshirën për ta zhbllokuar rezultatin, nikoqirët nuk ia dolën të ndërtonin raste të rrezikshme në pjesën e parë.

Zënka mes Alexandre Lacazette dhe Harry Arter (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Ndoshta rastin më të mirë në këtë gjysmëlojë e pati skuadra mysafire, përmes Bobby Reid.

Në gjysmën e dytë, vendasit i ndryshuan gjërat. Fillimisht, Pierre-Emerick Aubameyang e zhbllokoi rezultatin nga penalltia (66') dhe nga ky moment Topçinjtë sulmuan vazhdimisht.

Lacazette e shënoi golin e sigurisë (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Golin e sigurisë e shënoi Alexandre Lacazette (83'), i cili pranoi një top nga Aubameyang dhe shkoi drejt portës për ta dyfishuar rezultatin.

Në fund të ndeshjes, mysafirët arritën ta shënojnë një gol përmes Nathaniel Mendez-Laing (90'+4).

Me këtë fitore, Arsenali është ngritur në kuotën e 47 pikëve, aq sa ka edhe Chelsea në vend të katërt në tabelë, por Blutë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Cardiff City mbetet në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me vetëm 19 pikë të grumbulluara pas 24 xhirosh.

Arsenali zhvillon derbin ndaj Manchester Cityt në xhiron e ardhshme, ndërsa Cardiffi luan kundër Bournemouthit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x71is0i