Firmat serbe shfaqin interes për tregun shqiptar
Ajo është shprehur e impresionuar duke shfaqur kështu vlerësimin e saj për tregun shqiptar dhe mundësitë që ky treg ofron për investitorët.
Sipas saj “Industria e prodhimit të tullave “Trudbenik” tashmë ka 62 vjet që ndodhet në treg dhe është e famshme nga blloqet “Giterbllok” A.D, të cilat shquhen për kualitet me cilësi të lartë. Prodhimi i “Giterblloqeve”, me madhësi të ndryshme është mbi 22 milionë blloqe në vit.
Megjithatë tashmë jemi duke u munduar të bëjmë edhe rinovimin e firmës për prodhimin e materialeve të reja dhe të formave të ndryshme."
Më tej ajo ka shprehur se prezantimi në Panairin “Klik Ekspo Group” në Shqipëri ka sjellë rezultate të kënaqshme për firmën, madje më shumë nga sa ishin parashikimet.. “Interesimi ka qenë i madh dhe shumë klientë kanë qenë të interesuar për të vendosur kontakte me firmën. Interes të madh ka shfaqur shumë Industria e Blloqeve të Ndërtimit dhe ne shpresojmë se do të realizojmë bashkëpunime të kënaqshme në Shqipëri."
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i firmës “Trudbenik” A.D Davor Stojanpviç tha se “kjo firmë me qendër në Beograd është shumë e interesuar për të krijuar lidhje bashkëpuimi me Shqipërinë, sidomos në Shkodër, Tiranë dhe në Jug të Shqipërisë”.
Ai është shumë i kënaqur me Shqipërinë pasi është hera e parë që është këtu. “Mendoj se duhet sa më shumë firma të vijnë nga jashtë që të shfaqin këtë potencial të Shqipërisë në të gjithë botën pasi për investitorët e huaj perspektiva është shumë e mirë. Meqë jemi shumë të kënaqur me prezantimin tonë në Shqipëri ne do të mundohemi të nxisim edhe firmat e tjera të huaja të vijnë dhe të vendosin kontakte në Shqipëri”.
Sipas tij, “shumë firma të ndërtimit në Serbi janë të interesuar të investojnë në ndërtimin e apartamenteve në Shqipëri si dhe shumë serbë të blenë apartamente , sidomos në pjesën bregdetare ."Më parë interesimi ka qenë Kroacia por tashmë interesimi i firmave të ndërtimit është përqendruar drejt Shqipërisë”. /NOA/


