Please enter at least 3 characters.

Fiorentina tërhiqet nga gara për Mirlind Dakun - blen sulmues më të lirë

Fiorentina nuk është më e interesuar për transferimin e sulmuesit Mirlind Daku, i cili aktivizohet te Rubin Kazan. Klubi italian e kishe në listën e ngushtë, kishte transmetuar ekskluzivisht Telegrafi javë më parë, por klubi ka preferuar një blerje më të lirë.   

Sulmuesi italian nuk është larguar dhe transferimi i Dakut te Fiorentina, duket se është zbehur, transmeton media ruse “Euro-Football”.

Fiorentina kishte shprehur gatishmëri për ta transferuar Dakun për rreth 20 milionë euro, por situata ka ndryshuar.

Klubi italian së fundmi ka afruar sulmuesin italian Roberto Piccoli nga Caglairi për 12 milionë euro, duke ia mbyllur kështu derën trasnferimit të Dakut.

Aktualisht, për Dakun nuk ka oferta të tjera konkrete, megjithatë trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të tij.

“Nuk jemi të gatshëm të mbesim pa Dakun, pasi kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk duhet të ndodhë në një klub me synime të mëdha. Por nëse vjen një ofertë e mirë, nuk do të kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi Rakhimov. /Telegrafi/