Fiorentina 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, tre më të dobëtit te Milani me vlerësim të njëjtë
279:"FLORENCE, ITALY - DECEMBER 30: Cristiano Biraghi of ACF Fiorentina fights for the ball with Suso of AC Milan during the serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on December 30, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
Milan
12:"Getty Images
30/12/2017
Milan nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të ligës elitare italiane të Serie A.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës duke barazuar me rezultat 1-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për futbollistë, ku lojtari me notën më të lartë është në radhët e vendasve.
Cristiano Briaghi, mbrojtësi i krahut të djathtë të violave ishte lojtari më i mirë në ndeshje dhe u vlerësua me notën 7.9.
Më të dobët ishin tre futbollistë dhe të gjithë vijnë nga radhët e skuadrës së Milanit - Cutrone, Bonaventura dhe Borini u vlerësuan me notën 6.
Pas kësaj, Milan ngjitet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore me 25 pikë, ndërsa dy pikë më shumë i ka Fiorentina e vendit të tetë. /Telegrafi/Fiorentina


