''Financimi i Lëvizjes Besa'', kjo është përgjigjja zyrtare e partisë
04/01/2017
Disa mediume dhe portale sot kanë nxjerrë disa dokumente ku përmenden disa zyrtarë të Lëvizje Besa për lidhshmëri me fondacionin ''Qendra për Civilizim Islamik'' dhe financimin e partisë Lëvizja Besa.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me zëdhënësin Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa.
''Të dhënat për themelimin e Lëvizjes BESA janë zyrtare dhe mund të shihen në Regjistrin Qendrorë. Gjithashtu edhe raportet financiare janë publike, të njejtat gjenden në ueb faqen e Lëvizjes Besa. Nuk mund të komentojme lajme për subjekte tjera juridike.''
Përndryshe, lajmi për financimin e Lëvizjes Besa ka qenë i lidhur edhe me funksionarë të kësaj partie që janë edhe themelues të ''Qendrës për Civilizim Islamik''./Telegrafi/


