Filmi që zgjat një muaj (Video)
14/07/2014
Ai ka përgatitur një paraqitje ‘të shkurtër’ të filmit me titull “Ambiance” që zgjat ‘vetëm’ 72 minuta.
Pas dy vitesh do të publikohet ‘traileri’ më i gjatë pre 7 orë e 20 minuta, ndërsa ‘traileri zyrtar’ do të publikohet në vitin 2018 dhe do të zgjasë 72 orë.
I gjithë filmi do të fillojë të shfaqet në natën e Vitit të Ri 2020, në të njëjtën kohë në të gjithë kontinentet.
Pasi të përfundojë shfaqja e filmit, pas 30 ditësh, filmi do të shkatërrohet. Regjisori Weberg ka thënë se ky do të jetë filmi i tij i fundit.
Rekordin si filmi më i gjatë deri më tani e mban “Modern Times Forever” (2011) që zgjat 10 ditë. /Telegrafi/


