Please enter at least 3 characters.

Fillon zhvillimi i softuerit të Samsung Galaxy Z Fold 4 dhe Galaxy Z Flip 4 - telefonat pritet të vijnë në muajt e ardhshëm

2022/06/Samsung.png

Zhvillimi i softuerit të Samsung Galaxy Z Fold 4 dhe Galaxy Z Flip 4 ka filluar, thuhet në një raport.

Të dy telefonat e avancuar të palosshëm nga Samsung pritet të dalin në treg në muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi vjen në një kohë kur thashethemet po nxjerrin informacione në lidhje me harduerin dhe dizajnin e telefonave të avancuar nga të gjitha anët. Në një raport të fundit, u pretendua se Galaxy Z Flip 4 do të ketë një vijë më pak të dukshme të ekranit të palosshëm.

Dizajni i Samsung Galaxy Z Flip 4, specifikimet

Sipas një postimi në Twitter nga ‘Ice universe’, telefoni i avancuar i palosshëm Samsung Galaxy Z Flip 4 do të ketë një vijë më pak të cekët të ekranit në krahasim me celularin Galaxy Z Flip 3.

Sa i përket specifikimeve, Samsung Galaxy Z Flip 4 raportohet të ketë një ekran Super AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz në brendësi dhe një ekran të jashtëm Super AMOLED 2.1 inç.

Dizajni i Samsung Galaxy Z Fold 4, specifikimet

Samsung Galaxy Z Fold 4 pritet të vijë me një ekran të brendshëm 7.6 inç QXGA AMOLED, me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe një ekran mbulesë HD+ AMOLED 6.2 inç me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz. /Telegrafi/