Please enter at least 3 characters.

Fillon testimi i vaksinës italiane kundër coronavirusit, 90 vullnetarë i nënshtrohen provës në Romë

2020/08/065242341-b25e11b9-68b7-46f4-aa6d-5590759f4bd4.jpg

Ka filluar testimi i vaksinës italiane kundër coroanavirusit në institutin Spallanzani në Romë.

Sipas mediave italiane, programi do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit, shkruan TCH.

“Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”, siguroi presidenti i Rajonit Lazio, Nicola Zingaretti.

Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë.