Please enter at least 3 characters.

Fillon takimi mes Edi Ramës dhe Avdullah Hotit

2020/06/106350729_294731615235919_4973749559454121595_n.jpg

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Rama para Hotit ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ndërkaq gjatë ditës pritet të takojë edhe liderët tjerë politikë, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Rama më herët ka njoftuar se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë ka të bëjë pikërisht më ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama (Foto: Ridvan Slivova)

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama (Foto: Ridvan Slivova)

Kryeministri Rama do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë./Telegrafi/