Fillon menaxhimi i përbashkët kufitar me Serbinë, kryeministrja serbe sot në Shkup
26/08/2019
Sot fillon menaxhimi i përbashkët kufitar me Serbinë në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë.
Priten më pak kontrolle dhe doganim dhe përshpejtim të rrjedhës së udhëtarëve, mallit dhe mjeteve transportuese do të mundësojë menaxhimi i përbashkët kufitar.
Me konceptin, që për herë të parë vendoset me Serbinë, me një ndalim në pikën e përbashkët të kontrollit pritet dyfish të ulet koha e pritjes.
Në ceremoninë e rastit do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, e cila do të takohet me kryeministrin Zav dhe zyrtarë të tjerë.


