Please enter at least 3 characters.

Fillojnë bisedimet, Strakosha te Borussia Dortmund mund të bëhet realitet

2018/02/Thomas-Strakosha-2.jpg
111:"during the Serie A match between SS Lazio and AC Milan at Stadio Olimpico on September 10, 2017 in Rome, Italy.
11:"Paolo Bruno

Portieri i Lazios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, gjatë verës mund të ndërrojë skuadër.

Borussia Dortmundi shihet si destinacion i ardhshëm i portierit, i cili edhe vetë kishte thënë se do t’i pëlqente të luante në këtë klub.

Sipas Sky Sport në Gjermani, Borussia Dortmund po mendon seriozisht për shqiptarin.

Gjithmonë sipas këtij mediumi kontaktet mes menaxherëve të lojtarit dhe klubit kanë filluar, për të kuptuar se sa është e mundur që të kryhet ky transferim.

Vlen të kujtohet që Strakosha ka kontratë deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/