Filloi betonimi i urës që lidh magjistralen Podujevë–Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”
03/09/2026
Komuna e Podujevës ka njoftuar se ka nisur betonimi i urës së re që lidh magjistralen Podujevë–Prishtinë me rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Sipas njoftimit të komunës, kryetari Shpejtim Bulliqi ka parë nga afër punimet që po realizohen në këtë projekt infrastrukturore.
Bulliqi ka thënë se kjo kyçje e re do të lehtësojë qarkullimin dhe do të përmirësojë lëvizjen në hyrje dhe dalje të qytetit.
“Si institucione lokale, do të vazhdojmë të investojmë në krijimin e një infrastrukture sa më moderne, funksionale dhe të përshtatshme për qytetarët tanë”, ka deklaruar Bulliqi.
Ai shtoi se Komuna do të vazhdojë investimet në infrastrukturë, me synim krijimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale për qytetarët. /Telegrafi/


