Filipçe: Shtylla e Frontit të së vërtetës dhe drejtësisë është ligji i ri kundër korrupsionit
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se një shtyllë kryesore e "Frontit për Liri dhe Drejtësi" është Ligji i ri Kundër Korrupsionit, i cili parashikon dixhitalizimin e plotë të sistemit, bashkëpunimin me Prokurorinë Evropiane dhe mbrojtje të fortë për sinjalizuesit.
Filipçe theksoi se ky ligj mbështetet në përvojat e disa vendeve evropiane, me qëllim krijimin e një mekanizmi efikas për luftimin e korrupsionit dhe abuzimeve.
"Shtylla e Frontit është Ligji Kundër Korrupsionit, për të cilin morëm shembull nga disa vende evropiane, më së shumti Estonia, me dixhitalizim të plotë në atë sistem. Pjesa e dytë e Ligjit Kundër Korrupsionit është bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit Evropian, të cilin askush nuk do të jetë në gjendje ta ndikojë, si dhe mbrojtja e dëshmitarëve që do të raportojnë marrëveshje korruptive", tha Filipçe.
Ai shtoi se thirrja për t'u bashkuar me Frontin është publike, për të gjithë qytetarët që duan një vend në të cilin njerëzit jetojnë ndershmërisht, me një standard më të mirë jetese, siguri dhe perspektivë për të gjithë.
"Kjo është një thirrje publike, sepse kjo duhet t'i interesojë çdo qytetari të mirëfilltë dhe të ndershëm të vendit, i cili dëshiron, e di dhe beson se në këtë vend mund të jetohet ndershmërisht dhe me dinjitet dhe të ketë paga të mira, pensione të mira dhe fermerë të mirë e të kënaqur, studentë të lumtur, mësues, profesorë dhe mjekë të kënaqur, dhe jo një qeveri e tillë që do t'u vjedhë atyre", tha Filipçe.
Njëkohësisht, Filipçe theksoi se një nga qëllimet kryesore të Frontit të së Vërtetës dhe Drejtësisë është t'i japë fund politikave kriminale të qeverisë dhe të sigurojë një të ardhme evropiane për vendin.
Ai theksoi gjithashtu se platforma e Frontit merr mesazhe çdo ditë, përfshirë edhe nga OBRM-PDUKM, gjë që është një tregues i përçarjeve të brendshme në parti./Telegrafi/


