Please enter at least 3 characters.

Filipçe: "Pfizer" çdo të hënë në muajin maj do të dërgojë nga 5 deri 7 mijë vaksina

2021/04/pfizer-1.jpg
242:"A small shopping basket filled with vials labeled "COVID-19 - Coronavirus Vaccine" and a medical sryinge are placed on a Pfizer logo in this illustration taken November 29, 2020. Picture taken November 29, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Ilustration
7:"REUTERS

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se në maj do të arrijnë edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.

"Sot kemi marrë një listë nga “Pfizer” që gjatë majit, çdo të hënë, do të mbërrijnë 5 deri në 7 mijë vaksina për të arritur numrin e përgjithshëm të plus 10 mijë vaksinave. Ardhja e 200.000 vaksinave kineze pritet më 28 prill".

"Mbërritja do të përkojë me festat e Pashkëve dhe vaksinimi do të bëhet nga 4 maji, e marta pas pushimeve. Deri atëherë, të gjitha sallat sportive në gjashtë qytetet e planifikuara do të jenë gati", deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe