Fidan Shabi, gjendet i vdekur në një banesë në Pejë
Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka thënë se që nga raportimi i zhdukjes në mënyrë intensive është punuar për gjetjen e tij dhe sot rreth orës 13:45 oficerët hetues kanë arritur ta gjejnë trupin pa jetë të Fidan Shabit, në njërën nga banesat e stacionit hekurudhor. Po ashtu, Ibra ka thënë se lidhur me këtë rast më 8 maj është arrestuar një e dyshuar që mendohet se kishte lidhje me zhdukjen e të riut, ndërsa sot janë arrestuar dy persona që gjithashtu dyshohen se kishin lidhje në zhdukjen 20-vjeçarit, raporton Kosovapress.
“Ditë më parë është arrestuar e dyshuara, B.(S.) K. lindur më 08.05.1984 në Pejë dhe trupi i pajetë i Shabit është gjetur pikërisht në njërën nga banesat që ishte në përkujdesje të së arrestuarës B.K”, ka thënë Ibra, i cili ka shtuar se për këtë rast më datën 4 maj ishte arrestuar edhe A. (E) Ll. lindur më 29.05.1994 nga Peja.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të Prokurorit Publik të çështjes, trupi i pa jetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim për të konstatuar të gjitha rrethanat dhe mënyrën e vdekjes së tij. Ndaj të dyshuarve të cekur më lartë është ngritur Kallëzim Penal në Prokurorin Publike të Qarkut dhe grupi hetimor do të vazhdojë me hetime”, ka thënë Ibra. /Telegrafi/


