Please enter at least 3 characters.

Fidan Rama: Kurti për dy javë e la opozitën pa tema

2020/02/rama-3.jpg
5:"Admin

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka komentuar qëndrimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti pas ardhjes në pushtet.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimet e shpejta të Kurtit mund të jenë të dëmshme në të ardhmen për vendin.

Ai siç përcjell Telegrafi, thotë se brenda dy jave Albin Kurti e ka lënë opozitën pa tema.

“Të vetmet tema ku opozita ka mundur të kundërshtohet Kurti ishin pikërisht këto: Çështja e flamurit, varri i Rugovës, himni etj.”.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se deri në ndonjë vendim të mundshëm për largimin e taksës, Kurti do të “flejë shlirë” si kryeministër.

“Opozita në këtë kohë nuk do të ketë ndonjë armë me të cilën mund të godasë Kurtin”.

Rama thotë se natyrisht që ndryshimet e Kurtit janë të pritshme pasi janë disa rregulla që kur je kryeministër do të duhet t’i respektosh./Telegrafi/