Feronikeli me kërkesë ndaj FFK-së, nuk dëshiron më t’i gjykojë Alban Shala
Feronikeli nuk e ka harruar barazimin nga Ballkani që erdhi në kohën shtesë, ku Ermal Krasniqi shënoi gol të bukur për 1-1.
Kjo ia pamundësoi Feronikelit t’i marr tri pikët, ndërsa klubi ka ankesa edhe në gjykim.
Ata kanë dorëzuar ankesë në FFK për gjyqtarin e kësaj Alban Shalën.
Ankesën tashmë e kanë deponuar në FFK, kurse këtë e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale.
Të nderuar,KF Feronikeli gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në FFK ankesën në lidhje me gjyqtarin e ndeshjes, Feronikeli - Ballkani, java 11të.Në ankesën e dërguar në FFK, janë të cekur minutat dhe pamjet për secilin rast ku gjyqtari kryesor, A.Shala nuk ndan drejtësinë në mënyrën e duhur.KF Feronikeli e ndjen të detyrueshme që të ju njoftojë edhe ju, përkrahësit e klubit për ankesën e dorëzuar në FFK. Ne nuk mund të lejojmë që gjyqtarët të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rezultat, e sidomos në derbi siç ishte ai me Ballkanin.FC Ballkani është plotësisht me meritë në vendin e parë në tabelë dhe ne e përgëzojmë për kampanjën e deritanishme. Sidoqoftë në ndeshjen e javës së 11-të, tre pikët që pothuajse i arkëtuam, i mori A.Shala me vendime kontraverse.Në fund të pjesës së parë A.Shala nuk akordon penalti në ndërhyrjen ndaj Adem Maliqit, në atë rast Feronikeli kishte gjasa që të shkonte në epërsi 2-0.Ndëshkimi me të kuq i Bojkut ishte kulmi i referimit skandaloz. E la skuadrën me 10 lojtar në fushë, pavarësisht se para të kuqit të Bojkut, lojtarët e FC Ballkanit kapin topin me dorë pa sinjalizuar, A. Shala. Ky i fundit në ndeshje derbi, lejon "futboll mahallash".A.Shala ndikoi direkt në shuarjen e KFF Feronikelit.Feronikeli mbetet ende këtu, ende i fortë drejt suksesit pa na ndalur askush, drejt rrugës sonë të profesionalizmit, sepse synimet tona janë drejt futbollit profesionist dhe europian, siç kemi bërë në gjithë këto vite!


