Fergie do të vijë tejet atraktive në klipin e ri (Foto)
15/11/2016
Qoftë në skenë apo thjesht duke ecur, Fergie di të tërheqë vëmendje. Këngëtarja do të vijë shumë shpejt me një videoklip të ri që premton të jetë tejet interesant.
Këngëtarja e njohur është fotografuar gjatë xhirimeve në plazhet e Malibusë në Kaliforni.
41-vjeçarja po këndonte dhe po kërcente në një mënyrë sensuale, ndërsa mbante pantallona të shkurtra dhe bluzë pa krahë në pjesën e sipërme.
Në këtë mënyrë, Fergie ka lënë të kuptohet se do të vijë tejet joshëse në videon e re muzikore. /Telegrafi/


