Please enter at least 3 characters.

Felony, për ditëlindje lanson këngën e re (Audio)

2016/01/felony.jpg

Reperi Felony ka publikuar këngën “Ton kohën”, e cila është e fundit për këtë vit nga ai.

Pas suksesit me “Kyqu”, e cila për shkak të tekstit dhe përmbajtjes së skenave në videoklip, shkaktoi shume debate, tani Fabian Mirdita vjen me një këngë të re.

Me këtë këngë, reperi pejan që për momentin po qëndron në vende të ndryshme të Evropës, ka treguar për realitetin dhe ndasitë që ekzistojnë në shoqëri.

Këngën me miksim nga Mondi Berani dhe tekst nga vet ai, Fabi ka vendosur që ta publikojë pikërisht në ditëlindjen e tij. /Telegrafi/