Please enter at least 3 characters.

Federer mposht Delbonisin, vazhdon më tej në Indian Wells

2018/03/Roger-Federer.jpg
279:"INDIAN WELLS, CA - MARCH 10: Roger Federer of Switzerland cools down between games while playing Federico Delbonis of Argentina during the BNP Paribas Open at the Indian Wells Tennis Garden on March 10, 2018 in Indian Wells, California. (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)
12:"Getty Images

Novak Djokovic i dha shumë shpejt lamtumirën turneut “Masters” të “Indian Wells”-it.

Tenisti serb, i cili sapo u rikthye në fushat e tenisit pas operacionit të kryer në bërrylin e djathtë, u eliminua që në raundin e dytë të këtij turneu nga japonezi Daniel Taro, numri 109 i renditjes botërore.

Taro fitoi setin e parë me “tiebreak”, 7-6, por Djokovic u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë 6-3. Seti përfundimtar nuk kishte histori, me Taron që e dominoi atë duke e mbyllur 6-1, e duke fituar krejt ndeshjen 2-1.

Ndërkohë nuk gaboi Roger Federer, që arriti të mposhtë Federico Delbonis, në një sfidë që u ndërpre nga reshjet e shiut.

Zvicerani, numri një i botës, fitoi setin e parë 6-3, ndërkohë që në të dytin rezultati ishte 2-2, kur shiu detyroi tenistët të braktisin fushën.

Pas rikthimit, Federer përfundoi punën që kishte nisur, duke e fituar setin e dytë 7-6, por pasi kishte anuluar një pikë për setin në favor të Delbonis, kur rezultati ishte 5-6.

Kundërshtari i radhës së Federerit, që kërkon titullin e 5-të në turneun kalifornian, do të jetë serbi Filip Krajinovic, numri 28 i renditjes ATP. /TCH/