Please enter at least 3 characters.

Federer kthehet në krye të renditjes

2018/05/RogerFederer-1-e1526287848647.jpg
288:"KEY BISCAYNE, FL - MARCH 24: Roger Federer of Switzerland serves against Thanasi Kokkinakis of Australia in their second round match during the Miami Open Presented by Itau at Crandon Park Tennis Center on March 24, 2018 in Key Biscayne, Florida. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sot (e hënë) është konfirmuar rikthimi i Roger Federer në krye të ranglistës botërore të ATP.

Zvicerani është bërë mbajtësi më i moshuar i kreut në epokën moderne, me 36 vjet e 279 ditë, pasi Rafael Nadal ka rënë në vend të dytë si pasojë e humbjes nga Dominic Thiem në çerekfinale të Madrid Masters.

(Foto: Getty Images)

Federer, i cili ishte në vend të parë për katër javë më herët gjatë këtij viti, për herë të parë e kishte mbajtur kreun në shkurt të vitit 2004, si 20-vjeçar.

Ai i ka kaluar 309 javë në krye të ranglistës së ATP-së duke u bërë tenisti që e mban më gjatë pozitën numër 1.

Fituesi i 20 titujve Grand Slam do t'i rikthehet lojës në turneun Mercedes Cup më 11 qershor në Stuttgart.

(Foto: Getty Images)

Nadal ka rënë në renditje, pasi mbronte një numër të madh pikësh që i fitoi në vitin e kaluar, kur triumfoi në Monte Carlo, Barcelonë, Madrid dhe French Open - që do të thotë se është dashur ta përsëriste suksesin e vitit të kaluar për ta mbajtur pozitën e tij.

Spanjolli mund ta rimarrë vendin e parë nëse fiton në Rome Masters këtë javë dhe një titull të 11-të të French Open, në turneun që fillon më 27 maj në Paris. /Telegrafi/