Please enter at least 3 characters.

Fantastike për tifozët e CS2: “Juanflatroo” dhe “sinnopsyy” përballë “rigoN” në Turqi

Disa nga ish pjesëtarët e Bad News Eagles po takohen sërish në një turne të madh, por këtë herë si kundërshtarë.

Bëhet fjalë për “juanflatroo”, “sinnopssy”, “rigoN” dhe “Sener1”, të cilët do të përfaqësojnë ekipet si “Jijiehao”, “Eternal Fire” dhe “Mana Esports” në turneun që mbahet në Turqi, pra “IstanbuLan”.

Organizata arabe Jijiehao ka vendosur të ndajë rrugët me “boros”, ndërsa në vendin e tij për këtë turne e kanë marrë “juanflatroo”. Ende nuk dihet nëse lojtari më i mirë shqiptar ndonjëherë do të nënshkruajë përfundimisht, apo sa do të ketë ndikim ky turne.

Tek Jijihao është edhe “sinnopsyy”, i cili ka luajtur për këtë ekip që disa muaj. Më e bukura, se në lojën e parë direkte do të jenë ndaj Eternal Fire, skuadër të cilës iu bashkua së fundmi “rigoN”.

Pra, më 12 shkurt, nga ora 14:00, tifozët mund të ndjekin ish yjet e BNE-së duke u përballur me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, ky turne është me një ndeshje të tipit BO3, prandaj humbësi do të eliminohet përfundimisht.

Përpos tyre, i pranishëm është edhe “Sener1” me ekipin me katër lojtarë tjerë të Kosovës, Mana Esports, të cilët do të kenë punë me AAB Esports./Telegrafi