Fantastik Xhaka, Baseli në epërsi ndaj CSKA Moskës (Video)
18/10/2017
Baseli ka kaluar në epërsi ndaj CSKA Moskës me rezultat 0-1.
Goli erdhi nga Taulan Xhakës në minutën e 29-të.
Shqiptari arriti të shënojë një gol të bukur, që shumë lojtarë do e kishin lakmi ta bënin në këtë natë të magjishme të Ligës së Kampionëve.
Në rast të fitores Baseli do renditej i dyti në Grupin A. /Telegrafi/


