Please enter at least 3 characters.

Fansat e Ed Sheeran nxitin spekulime se artisti do të sjell dy albume këtë vit

2019/01/GettyImages-937241134-e1546634150627.jpg
164:"AUCKLAND, NEW ZEALAND - MARCH 24: Ed Sheeran performs on stage at Mt Smart Stadium on March 24, 2018 in Auckland, New Zealand. (Photo by Phil Walter/Getty Images)
12:"Getty Images

Ai është ndër artistët me famë ndërkombëtare që fansat i ka të tejet mbështetës.

Fjala është për Ed Sheeran, i cili përherë sjell të reja për t’i mbajtur të azhurnuar ndjekësit e tij, shkruan Daily Mail.

Së fundmi për 30-vjeçarin është spekuluar se do të sjell projekte të reja, dhe jo një, por disa prej tyre.

Fansat e tij kanë nxitur spekulime në rrjete sociale se Ed do të sjellë këtë vit dy albume të reja.

Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të një grafiku që është shpërndarë në Instagram, me inicialet që njihen nga ai.

Foto: Daily Mail

Ndërkohë theksojmë se Sheeran ka pasur një pauzë prej 18 muajsh në muzikë, teksa është bërë edhe baba për herë të parë. /Telegrafi/