Fansa, Alban Skenderaj ka një kërkesë (Foto)
Alban Skenderaj ka një kërkesë nga fansat e tij.
Në fakt, këngëtari ka paralajmëruar se në projektin e ri, protagonist të videos do të mund të jenë çdokush pa dallim moshe, race apo religjioni.
Por, Skenderaj ka kërkuar nga adhuruesit që tani e tutje të dërgojnë vetëm fotografitë e tyre, pasi që video materialet që po i dërgohen këngëtarit, janë të një cilësie të dobët dhe nuk mund të shfrytëzohet për videon e tij të re, transmeton Telegrafi.
“Miq, meqenëse videot janë të kufizuara dhe me standarde të ndryshme, vazhdoni nisni thjesht fotot tuaja në çift në: protagonist@entermedia.org, pa limit moshe, periudhe apo vendndodhje dhe do mundemi që secili prej jush të jetë pjesë e këngës”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari.
Kujtojmë se bëhet fjalë për projektin e ri të titulluar “Unë e Ti”, ku pjesë e saj mund të bëhen çifte, ndërsa xhirimet e videos do të fillojnë së shpejti.


