Please enter at least 3 characters.

Familja Bela nga Kaçaniku pa shtëpi, fëmijët nuk shkojnë në shkollë shkaku i varfërisë (Video)

2016/06/xhami-e1465153021333.jpg

Vështirë i ndalën lotët derisa po tregojnë për hallin që kanë.

Familja shtatë anëtarëshe Bela tash e disa vjet po jeton në kushte jo fort të mira në ish-objektin e TMK në Kaçanik.

Bile edhe tokë tanimë kanë por mjetet për ta ndërtuar shtëpi po i mungojnë.

Paratë që po i merr e zonja e shtëpisë, e cila është e paaftë për punë, nga sociali nuk po u mjaftojnë kësaj familje.

Por, Lumnije Bela shpreson që dikush do tu dal në ndihmë.

Madje edhe fëmijët e tyre e kanë ndërprerë mësimin shkaku i varfërisë.

Jetesën më të vështirë këtu për këtë familje po e bënë edhe vjetërsia e objektit.