Falsifikuan dokumentet e Ministrisë së Infrastrukturës, arrestohen 6 persona
31/10/2019
Tre shtetas të Kosovës dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumentet e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, për qëllim të përfitimit personal.
Sipas Policisë, dëshmitë janë mbledhur dhe me vendim të prokurorit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.


