Please enter at least 3 characters.

"Faleminderit Shqipëri", shfaqje e veçantë dronësh mbi Liqenin Artificial të Tiranës

2023/03/7d6632d40d4f404b8b95ff184f4df083.jpg

Mbrëmja e 14 marsit ka ofruar një shfaqje të rrallë mbi  Liqenin Artficial në Tiranë.

Me një regji mbresëlënëse 500 dronë u shfaqën me ndriçimin e tyre mbi liqen duke sjellë për të pranishmit momente emocionuese.

Një zemër e ndriçuar, harta e Shqipërisë dhe "Faleminderit Shqipëri" ishte  figurat që dronët sollën për të pranishmit që kishin rrethuar Liqenin Artificial.

Shumë prej tyre i fiksuan momentet në celulare dhe pamjet po bëjnë xhiron e tyre në rrjetet sociale.

"Magjia e Tiranës" shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama i cili shpërndau videon e spektaklit.

Shfaqja ishte një orgnizim i Bashkisë së Tiranës  në mbyllje të aktiviteteve të shumta me rastin e Dites së Verës në kryeqytet./RTSH