Please enter at least 3 characters.

Falë edhe Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo hyn në histori të Ligës së Kampionëve

2017/05/Real-Madrid-v-Club-Atletico-de-Madrid-UEFA-Champions-League-Final.jpg

Real Madrid është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.

Reali ka siguruar një biletë për në finalen e Cardifit pas mposhti Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Kjo ka bërë që Cristiano Ronaldo të hyj në analet e historisë së garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

Cristiano është lojtari i pare ne histori që arrin në dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve me dy ekipe të ndryshme.

Fillimisht, portugezi kishte luajtur në finale me Manchester Unitedin në vitet 2008/2009 dhe tani me Realin 2016/2017.

Ndryshe, ‘Los Blancos’ në finalen e Cardiffit do të takohet me kampionin italian Juventusin. /Telegrafi/