Please enter at least 3 characters.

Fakti se ushtaret zvicerane do të kenë “të brendshme të tjera” bëhet lajm në mediat botërore

2021/04/210331133151-swiss-army-female-soldier-file-restricted-exlarge-169-e1617349210803.jpg
574:"Mandatory Credit: Photo by Keystone-SDA/Shutterstock (10300622al) A female soldier walks over a meadow, pictured on site of the medical corps of the Swiss Armed Forces on June 18, 2013, in Buetschwil, canton of St. Gallen, Switzerland. A medical unit of the army runs an exercize together with the police, the Swiss protection & support service and the fire brigade. They simulate an earth quake with many wounded people trapped in the rubble. The medical corps members set up their tent in order to treat the wounded people there. Switzerland Army Medical - 11 Jul 2013
25:"Keystone-SDA/Shutterstock

Lajmi se Zvicra do të lejojë ushtaret femra të provojnë versionet e reja të veshjeve të brendshme të grave ka provokuar “një stuhi mediatike”.

"Ushtaret femra të Zvicrës më në fund mund të pushojnë së veshuri të brendshmet për burra", citohet të jetë shkruar në një titull në CNN këtë javë, ndërsa BBC raportoi se "Zvicra do të lejojë anëtaret femra të ushtrisë të veshin të brendshme femrash për herë të parë në një përpjekje për të rritur rekrutimin".

Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, Kaj-Gunnar Sievert, shprehu habinë për gjithë vëmendjen që ka marrë veshja e brendshme dhe përshkroi disa nga raportimet si mashtruese, përcjell Telegrafi.

"Nuk është një shaka e 1 Prillit", ka thënë Sievert në një intervistë për DPA. "Kjo është një gjë shumë serioze".

Sievert tha se në kundërshtim me atë që ishte shkruar, ushtria zvicerane në të vërtetë kishte ofruar të brendshme femrash pesë apo gjashtë vjet më parë, por më pas i nxori ato pasi u gjet që të ishin "nënoptimale".

Sidoqoftë, grupe të reja të veshjeve të tilla të destinuara për përdorim së bashku me uniformat ushtarake do të provohen këtë muaj, tha Sievert.

Sipas Sievert, ato janë pjesë e një "sistemi moduli veshjesh" në të cilin gjithçka, nga të brendshmet te kostumi luftarak dhe sistemi i bartjes për çantën e shpinës janë të gjitha së bashku.

Gjithsesi, Sievert nuk e di se sa saktësisht ndryshojnë veshjet e reja nga ato të mëparshmet – pasi ende nuk ka parë një të tillë.

Ndryshe, gratë përbëjnë rreth 1,500 nga 140,000 ushtarët në ushtrinë zvicerane. /Telegrafi/