Please enter at least 3 characters.

Fabregas përshëndetet me bashkëlojtarët dhe tifozët e Chelseat, largohet nga fusha mes lotësh

2019/01/Fabregasi-1.jpg
296:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 05: Cesc Fabregas of Chelsea acknowledges the fans as he leaves the pitch to be subbed during the FA Cup Third Round match between Chelsea and Nottingham Forest at Stamford Bridge on January 5, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas është përshëndetur me tifozët e Chelseat dhe pritet të largohet këto ditë nga Stamford Bridge.

Chelsea ka fituar ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje pas kësaj fitoreje.

Kjo ndeshje mendohet të jetë e fundit për mesfushorin spanjoll Fabregas, i cili pritet ta zyrtarizojë këto ditë largimin.

Fabregas duke u larguar nga ndeshja e tij e fundit me Chelsean (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Fabregas u zëvendësua në minutën e 85-të të ndeshjes nga Maurizio Sarri që inkuadroi në vend të tij N'Golo Kanten.

Duke u larguar nga fusha, Fabregas është përshëndetur me bashkëlojtarët, por edhe me tifozët e klubit, ku nuk mundi t'i mbajë lotët.

Fabregas duke falënderuar tifozët (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Kjo përshëndetje i ngjan një largimi për spanjollin, i cili në këtë sezon kishte mbetur një rezervistë i përhershëm nën urdhrat e Sarrit.

Përqafimi i Fabregasit me Sarrin (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Minutat e pakta në kampionat dhe gara evropiane kanë shtyrë Fabregasin të largohet, ku me shumë gjasë do t'i bashkohet Monacos në Ligue 1.

31-vjeçari u transferua në verën e vitit 2014 te Chelsea dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 197 ndeshje duke shënuar edhe 22 gola dhe ka fituar dy trofe të Ligës Premier. /Telegrafi/  

https://twitter.com/gnris12/status/1081595043767635968