Please enter at least 3 characters.

"EVN" paralajmëron qytetarët se janë hapur profile të rrejshme në emrin e saj

2016/01/ja-sesi-t-rsquo-i-merrni-faturat-nga-evn-n-euml-gjuh-euml-n-shqipe_hd.jpg

Nga kompania "EVN Maqedoni" deklarojnë se kohët e fundit ka profile në rrjetet sociale që përdorin emrin e EVN-së dhe thonë se ato profile janë të rreme dhe përmbajtja që është mbi to është keqpërdorim dhe mashtrim.

"Për këtë "EVN" ka marrë masa këshilluese për mbylljen e atyre profileve", thuhet në deklaratë

Nga "EVN Maqedoni" thonë se kompania nuk ka profilin e saj në rrjetet sociale, ndërsa nëse vendos, menjëherë do t'i informojë qytetarët.

Kompania i këshillon qytetarët që mos të japin të dhënat personale në profilet e rrejshme sepse ato mund t'i keqpërdorin.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t'i ndjekin profilet e këtyre dhe t'i informojnë në qendrën kontaktuese të EVN-së. /Telegrafi/