Etnon në xhirime të klipit
22/09/2015
Reperët e grupit “Etnon” janë duke përgatitur videoklipin e ri që pritet të vijë në një të ardhme të afërt.
Genc Prelvukaj ka njoftuar se videoja është në xhirim e sipër.
“Xhirimet e spotit ‘Million’. Vjen së shpejti”, ka shkruar Genci.
Postimit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë e mëposhtme. /Telegrafi/


