Please enter at least 3 characters.

Etnon në Turqi, për dy projekte të mëdha (Foto)

2016/01/etnon-e1434578926633.jpg

Hip hop grupi Etnon është duke qëndruar aktualisht në Turqi, nga ku edhe do të vijnë risitë e mëdha muzikore.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta pranë grupit se ata tash e disa ditë po qëndrojnë në Turqi, ku po xhirojnë jo një, por dy projekte të mëdha.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Sinan Vllasaliun, i cili do të vijë shumë shpejt në treg, teksa edhe një realizim tjetër i veçantë nga grupi.

E ky realizim i veçantë i grupit është një manifest ritmik, këngë verore e cila pritet të pëlqehet shumë nga publiku.

Udhëtimi i Etnon në Turqi është sponsoruar nga agjencia Fibula travel, teksa videoklipet do të vijnë premierë në Telegrafi. /Telegrafi/