“Etno engjujt” të mërkurën promovojnë video-klip
14/07/2008
Genci, lider i këtij grupi dhe i kompanisë së tij Gramafon Entertainment, ka thënë për Telegrafi.com se ky është njëri prej spoteve të cilin ai e ka punuar gjatë verës për adhuruesit e tij.
Ai ka paralajmëruar se gjatë shtatorit do të punojë më shumë për albumin e tij të radhës, i cili pritet që në treg të lansohet gjatë vitit të ri, apo edhe gjatë 2009-ës.
Kohëve të fundit Genci ka marrë nën menaxhim shumë këngëtare si Dafina Zeqiri, Hekuran Krasniqi (me të cilin është edhe partner), Rrezarta Shkurtën, Mirsa Kërçelin dhe shumë këngëtarë të tjerë.


