Please enter at least 3 characters.

ESPN: Barcelona nuk e shkarkon Abidalin nga pozita e drejtorit

2019/12/bartomeu-abidal-e1597767674319.jpg

Përplasja në mes të Lionel Messit dhe Erci Abdidalit ka shkaktuar mjaftë trazira te Barcelona.

Drejtori sportiv i katalunasëve kishte thënë se disa lojtarë kishin ndikuar që Ernesto Valverde të shkarkohej javë më parë.

Kjo deklaratë e tij ka acarua shumë Lionel Messin që iu ka drejtuar atij që t’i shikojë punët e tij dhe të thotë emrat e lojtarëve që kanë ndikuar në atë situatë.

Në mediat spanjolle u raportua se Abidal pritet të shkarkohet në këto ditë, por një gjë e tillë duket se nuk qëndron.

Burime të afërt të ESPN me Bluagranasit bëjnë të ditur se Josep Bartomeu nuk do ta shkarkojë francezin nga posti i drejtori, pasi janë të kënaqur me punën e tij.

Abidal do të detyrohet të kërkojë falje për ato deklarata të bëra dhe të vazhdojë punën e tij në klub. /Telegrafi/