Please enter at least 3 characters.

Eskalon situata në emisionin "Hell's Kitchen", konkurrenti ushtron dhunë ndaj shef Renato Mekollit

2020/12/ren.jpg

"Hell’s Kitchen Albania" është një prej formateve më të diskutuara në ekranet shqiptare.

Pas skandalit të ofendimit të shefit të kuzhinës, Renato Mekolli, ndaj konkurrentes me syze që e quajti "qorre", një tjetër përplasje ka ndodhur në po të njëjtin emision.

Pas debatit që kanë zhvilluar rreth pjatës së gatuar nga konkurrenti, e që nuk i ka pëlqyer Renatos, ky i fundit ka filluar t'i bërtasë konkurrentit.

Në momentin që është ngritur zëri më shumë se që duhet, konkurrenti i quajtur Eusebio ka filluar të shajë dhe ofendojë rëndë Renaton, deri sa në një moment ka ushtruar edhe dhunë ndaj tij.

Ai i është afruar dhe e ka shtyrë Renaton që të bie në tokë, teksa më pas kanë ndërhyrë konkurrentë të tjerë që përplasja të mos vazhdonte më.

Kjo është transkripta e debatit mes shef Renatos dhe konkurrentit në "Hell's Kitchen":

Konkurenti: Po kë shty ashtu, se unë po bëj më të mirën. Ti ça po bën?

Mekolli: Ku po bën më të mirën?

Konkurenti: Po kot u kape tani ti. Do me më prish mua.. Na çave k*rin. Rrotë k*ri.

Mekolli: K*rin e kujt mo idiot?

Konkurenti: Ty mo (e shtynë). Ik o varik*rs. b*th q*r m*ti, të q*fsha rracën... /Telegrafi/